Kina ka njoftuar se do të lejojë çiftet që të sjellin në jetë deri në tre fëmijë, duke shënuar kështu fundin e politikës së rreptë për të mos lejuar familjet të kenë më shumë se dy fëmijë.
Vendimin e arsyetuan me faktin se regjistrimi i popullsisë ka treguar se popullsia e saj po plaket me shpejtësi.
Sipas raportimeve të medias shtetërore “Xinhua”, ndryshimi u aprovua nga presidenti Xi Jinping në një takim të byrosë politike.
Vendimi i tij erdhi pas censusit të realizuar çdo 10 vjet, i cili tregoi këtë radhë se popullsia e Kinës po shtohet me ritmin më të ulët prej dekadash të tëra, çka shton presionin mbi Pekinin për të forcuar masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë.
Censusi i publikuar në fillim të këtij muaji tregoi se rreth 12 milionë foshnje kishin lindur vitin e kaluar, një rënie e ndjeshme kjo nga niveli i 18 milionë lindjeve të reja që regjistroheshin në 2016. ai shënon po ashtu numrin më të ulët të lindjeve që prej viteve 60 në Kinë.
“Leja për të pasur tre fëmijë si dhe implemetimi i masave të rëndësishme mbështetëse, do të ndihmojë në përmirësimin e strukturës së popullatës, do t’i përgjigjet në mënyrë aktive plakjes së popullsisë dhe do të mbrojë avantazhet që ka vendi në drejtim të burimeve njerëzore”, ka raportuar agjensia e lajmeve “Xinhua”.
Aktualisht Kina numëron aktualisht më shumë se 1 miliard e 444 milionë banorë.