Nga Gezim Basha/
Për më shumë se tre dekada, 1960-1996, Nobelistit Kolumbian, romancierit Gabriel Garcia Marquez, i është refuzuar kategorikisht viza hyrëse në SHBA. Botuesit e tij Amerikanë i promovonin romanet “Njëqind Vjet Vetmi” dhe “Dashuri në Kohrat e Kolerës,” pa pjesëmarjen e autorit.
Peticionet e lexuesve të tij të shumtë nuk e luhatnin pozicionin zyrtar të Departamentit të Shtetit që e klasifikonte Marquezin person Non Grata si simpatizant dhe mik të Fidel Kastros. Gjatë Luftës së Ftohtë funksiononte inversi i aforizmës latine, “inimicus inimici mei amicus meus est,” miku i armikut tim është armiku im.
Kjo situatë vazhdoi deri kur një lexues simpatizant i Gabriel Garcia Marquez, u zgjodh President i SHBA-ve. Në vitin 1996, ish personi non grata Gabriel Garcia Marquez u bë miku personal i Presidentit Amerikan Bill Klinton i cili e ftoi shkrimtarin për të kaluar kohë me të dhe familjen e tij në Martha’s Vineyard, një ishull turistik në Massachusetts.
Marquez priti gjatë dhe me mall të madh për ta rigjetur veten përsëri duke shëtitur rrugëve dhe parqeve të New York-ut. Ai nuk u tregua i paduruar të vraponte gjykatave të botës, i vetdijshëm se si normë njerëzore, perceptimi i mikpritësit nuk blihet duke paguar avokatë.
Ish Kryeministri Shqiptar, Sali Berisha, gjendet në një situatë të ngjashme, ndonëse jo plotësisht të njejtë. Durimi do të ishte balsami më i mirë sepse koha shëron gjithçka. Jo gjykatat Franceze por gjykatat Shqiptare mund ta rihabilitonin statusin e tij si person Non Grata për shkak të korrupsionit. Çlirimi i tij nga dyshimet për korrupsion mund të arrihet vetëm përmes sistemit shqiptar të drejtësisë.
Përcaktimi si “minues i demokracisë,” nuk I hiqet më, nuk ka kohë për korrigjime kaq të mëdha! I shkuan 30 vjet duke e parē veten si Zot i rrethuar nga palaço të zgjedhur me dorë.
Koha e kapardisjes ka perënduar.