Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë dhe miratojë në seancën e sotme parlamentare propozimin e Komisionit të Ligjeve për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.

Kryetar i këtij komisioni do të jetë Alket Hyseni, nënkryetar Myslim Murrizi, sekretare Klotilda Bushka ndërsa anëtarët do të jenë: Vasilika Hysi, Elna Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Carcani.

Ndërsa zëvendësues do të jenë Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Gjatë seancës së sotme, mazhoranca dhe opozita parlamentare do kenë në rend të ditës kërkesën e Komisionit të Ligjeve, në të vetmen mbledhje që i lejon legjislacioni të ngrejë një komision hetimor.