Lajmi ishte në ajër por konfirmimi ka ardhur sot pasi janë bërë edhe ekzaminimet e fundit mjekësore dhe pasi doktori që e operoi Zlatan Ibrahimovic në Pittsburgh të Amerikës vendosi se do të duheshin gati 2 muaj deri në rikuperimin e plotë pas dëmtimit të të fundit.
Zlatan Ibrahimovic mbyll sezonin me Milanin por humbet edhe kampionatin Europian me Suedinë.
Ekipi kombëtar e njoftoi atë përmes një njoftimi për shtyp në mediat sociale.
“Sot, Zlatan informoi Janne Andersson se dëmtimi i tij do ta pengojë atë të marrë pjesë në Kampionatin Evropian këtë verë. Shpresojmë të shihemi së shpejti në fushë, Zlatan“.
Me sa duket, ishte zgjedhja e Ibrahimovicit për t’i thënë jo kampionatit evropian me Suedinë. Në fakt, pas një viti të trazuar dhe të dëmtuar, është më mirë për të që të mos e detyrojë shërimin shumë të shpejtë.
Për Milanin, edhe pse të vjen keq që nuk e pamë Zlatan në Kampionatin Evropian, është një lajm i mirë: në këtë mënyrë sulmuesi, siç u përmend, mund të ketë të gjithë kohën e duhur për tu rikuperuar plotësisht nga problemi i gjurit dhe më pas të kthehet për grumbullimin e ekipit në korrik.
Ibrahimovic tashmë ka rinovuar kontratën e tij me Milanin për një vit tjetër, kështu që ai do të jetë përsëri me kuqezinjtë sezonin e ardhshëm.
Ai do të jetë në gjendje të ndihmojë këtë grup të rritet, ndoshta edhe me një pjesëmarrje në Champions League …