Fjalimi i kandidates për kreun e PD-së, Edith Harxhi është ndërprerë 2 herë. Shkak është bërë një anëtar i PD-së, i cili herë pas herë komentonte fjalimin e bërë nga Harxhi, ku dëgjohej duke thënë “nuk duam të dëgjojmë përralla”.
Megjithatë, nga sa Report Tv mëson, bëhet fjalë për një nga anëtarë i cili ishte i dehur. Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka pasur kritika për mënyrën se si funksionon kjo parti. Duke e quajtur 8-vjeçarin më të vështirë në opozitë, Harxhi tha se PD nuk dëgjon fjalën e degëve në rretheve.
“8 vjeçari më i vështirë i PD në opozitë, me qeverisjen mjaft të dobët të Ramës, ka bërë që kjo opozitë të jetë më pak e mundur për të bërë aq sa duhet, por angazhimi juaj me strukturat jo vetëm duhet të vlerësohet, por ne të gjithë hyjmë e dalim në seli, por harrojmë atë që bëjnë strukturat, prandaj unë ju falënderoj. Në qendër nuk dëgjohet fjala e degëve”, tha Harxhi. Krah saj u shfaq edhe Bujar Nishani, i cili po bën hapur fushatë për zgjedhjen e Harxhit në krye të PD-së.