Rregullatori europian për barnat miratoi së fundmi aplikimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech te fëmijët e moshës 12-15 vjeç në vendet e unionit.

Deri në këto momente, kjo vaksinë ishte miratuar të bëhej nga personat mbi 16 vjeç. Vendimi tashmë duhet të miratohet formalisht nga Komisioni Europian dhe vendet e BE duhet të vendosin në mënyrë individuale nëse do ta aplikojnë vaksinën tek fëmijët mbi 12 vjeç.

Një nga vendet e para që është gati ta ndërmarrë këtë hap është Gjermania, e cila ditë më parë njoftoi se priste vetëm vendimin e EMA-s.

Agjencia Europiane e Barnave shprehet se rezultatet e testeve klinike të vaksinës së Pfizer në 2000 persona të moshës 12-15 vjeç, treguan një përgjigje imune shumë më të mirë dhe se te moshat e tjera.