Sot në 19:00 luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në “Air Albania”. Procesi Sportiv bën me dije se me një leje të veçantë nga Ministria e Shëndetësisë, kjo sfidë do luhet me 1000 tifozë të pranishëm në impiantin e kryeqytetit.
Të dyja klubet dhe FSHF kishte kërkuar nga organizmat përkatëse që të lejonin tifozët, ndërsa një numër I reduktuar do të lejohet sot në stadium.
Prej më shumë se një viti tanimë stadiumet janë të kyçura për shkak të Covid-19, ndërsa hapi i sotëm i paraprin lejimit të tifozëve në shkallën 30 përqind nga muaji që vjen. Tanimë Skënderbeu dhe Vllaznia do duhet të mendojnë për tifozët, me lajmin që vjen pak orë para se lojtarët të shkelmojnë topin.