Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vendimi i SHBA për të shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha non-grata, ai u shfaq sot në konferencë për shtyp duke njoftuar padinë për sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken ku dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Berisha u shfaq krah një imazhi të ri e cila nuk kishte dalë më parë me të në publik pas gati një dekade ku konferencat e Berishës drejtoheshin nga Erla Mhilli.
Biondja bukuroshe që shoqëroi sot ish-kryeministrin është Mariele Shkurta, gazetare pranë televizionit të familjes Berisha.