Pas suksesit kundër Crotone dhe duke pritur matematikën për fitoren e Scudetto, trajneri i Interit Antonio Conte komentoi për Sky:
“Fitoret e fundit janë rezultat i amalgamës që është krijua! Rrita ka qenë e vazhdueshme nga të gjitha pikëpamjet, jo vetëm tekniko-taktike.
Për mentalitetin, për të ndarë gjithçka, për ta jetuar atë intensivisht.
Të gjithë lojtarët, madje edhe ata që ishin më pak të përfshirë, kanë krijuar diçka prej graniti dhe kanë kuptuar mundësinë e krijimit të diçkaje fantastike, për të mbetur në historinë e Interit.
Ne po arrijmë të rrëzojmë një mbretëri që kishte zgjatur për 9 vjet. Urime djemve”.