Kryetar i Grupit Parlamentar, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tha se beteja e PS në mandatin e tretë është që të çlirojë zyrat e shtetit nga ata individë të korruptuar që marrin para nga qytetarët për shërbimet publike. Balla sakaq komentoi edhe procedurat KAS për ankimimet e zgjedhjeve të 25 prillit, ku nënvizoi se tashme verdikti i popullit u pa brenda kutive dhe duhet që partitë t’a pranojnë. Balla tha se në fillim të legjislaturës së re të fillojë puna për ngritjen e një komisioni të Posaçëm për vijimin e Reformës Zgjedhore dhe t’i jepet një zgjidhje votës së emigrantëve.
‘Vendet që sot rankohen në krye të listës botërore me më pak korrupsion janë vende ku i gjithë procesi i aplikimit për leje të ndryshme bëhet online. Për PS edhe në këtë mandat të ri beteja jonë kryesore është beteja për të çliruar zyrat e shtetit nga ata individë të korruptuar që marrin para në këmbim të një shërbimi publik, ky mandat duhet të jetë një mandat i një goditje shumë herë më të fortë për çdo zyrtaruc të pandreqeshëm që se bën shërbimin publik si duhet. Transformimi i plotë i administratës së shtetit në shërbim të plotë dhe transparent ndaj shqiptarëve.
Procedurat ankimore që subjektet zgjedhore po marrin kohën e tyre dhe koha në dispozicion është pa limit dhe falë zotit çdo parti poltike nuk mund të ketë më gojë në fund të procesit të mos pranojë verdiktin e popullit. Verdikti i qytetarëve është brenda në kuti dhe ta respektojmë të gjithë. Ky ishte një proces tejet demokratik, në shtator sapo legjislatura e re të vijojë punë të punojmë së bashku për vijimin reformës Zgjedhore të lën në mes. Të fillojmë punën për një komision të posaçëm të vijimit të Reformë Zgjedhore. Të bëhet implementimi i votës së qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Ne kemi kohë para që të garantojmë që në 2025 çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit të ketë mundësi të votojë.’- tha Balla.