Një sherr masiv ka ndodhur mes disa burrave në aeroportin “Luton” në Londër. Mediat e huaja, bëjnë me dije se si pasojë e sherrit, tre persona kanë përfunduar në spital, ndërsa 17 të tjerë janë arrestua nga policia. Në videon që është publikuar nga mediat ndërkombëtare, shihet se disa burra që zihen me grushte, shkelmojnë dhe godasin njëri-tjetrin me valixhe në zonën e pritjes në aeroport. Mëoshet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit së djeshëm.

Fillimisht disa gra kanë nisur të bëjnë sherr me njëra-tjetrën, e më pas një burrë ka qëlluar me shishe në drejtim të njërës prej grave.

Ndërsa kishte brohoritje “ndalo”, grupi sulmonte njëri-tjetrin me karrige, në zonën e pritjes. Policia po heton përleshjen dhe autoritetet e aeroportit u kanë kërkuar falje pasagjerëve të tjerë që u shqetësuan për shkak të konfliktit.