Ylli Manjani, ish nënkryetari i LSI-së dhe ish Ministri i Drejtësisë, ka deklaruar se PD nuk mund të ketë një më të mirë se Lulzim Basha dhe se ky i fundit nuk bëhet dot më i mirë.
“Për fat të keq, Lulzim Basha nuk bëhet dot më i mirë. Për fat edhe më të keq, PD nuk nxorri dot një më të mirë”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale.
Sipas tij e keqja më e madhe është ai që ndodhet në krye të vendit, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
“E keqja s’ka fund, kur mendon se “më i miri prej krejtve” sundon rehat në krye të vendit, i pa shqetësuar dhe pa asnjë gjëmb në këmbë..
Kështu përfundon personalizimi i politikës. Çdo gjë lidhet e varet nga njishi që del mbi çdo njish dhe bëhet Bos…
Gjithë historia jonë është kështu.
Pa shpresë…”, shkruan më tej Manjani.