Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se ditën e sotme është hapur procesi i konsultimeve për hartimin e Strategjisë së Shëndetësisë 2030 me mjekë dhe pedagogë të QSUT, të shërbimeve Onkologji, Hematologji.

Manastirliu nënvizon se në tryezë janë hedhur sygjerime dhe propozime për zhvillimin e shërbimeve shëndetësore publike.

Statusi i plotë i Manastirliut:
?Hapëm proçesin e konsultimeve në kuadër të proçesit të hartimit të Strategjisë së Shëndetësisë 2030??

Me mjekët dhe pedagogë të QSUT, të dy shërbimeve, Onkologji dhe Hematologji, për të dëgjuar sugjerimet dhe propozimet e tyre për zhvillimin e shërbimeve shëndetësore publike. 

#SkaKohëPërPushim?‍♀️