Paraditen e kësaj të marte ka nisur Kuvendi, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku janë mbledhur deputetët aktual, shumica e të cilëve do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së faj nga foltorja e Kuvendit u shpreh se është tejkaluar objektivi i fushatës së vaksinimit dhe tashmë objektivi i ri është që të arrihet në 1 milionë vaksinime.
Manastirliu: Përpjekjet e kryeministrit nuk kanë reshtur për asnjë moment për sigurimin e vaksinave. Një angazhim që i ka hapur rrugën vijimin e pa ndërprerjes së vaksinimit. Është pikërisht falë këtyre përpjekjeve që kemi mbi 700 mijë doza vaksinash, gjatë kësaj jave do të kemi mbi 11 mijë vaksina Pfizer. Gjatë muajit maj do të vazhdojmë me 99 mijë doza vaksina të Pfizer. Kemi mbërritur në objektivin tonë të vaksinimit për arritjen e 500 mijë vaksinimeve në fillim të muajit maj. Kemi një përgjysmim të incidences për banorë, ka një ulje të personave të shtruar në spital. Çlirimi gradual i jetës social ekonomike duhet të shoqërohet nga masat e distancimit fizik. Të mos harrojmë që shumë vend janë në përpjekje të marrjes së dozave të para të vaksinës, ndërkohë që ne po përpiqemi të rrisim sasinë e vaksinave. Pak ditë më parë mbërritën 25 mijë doza të Sputnik, presim në muajt në vijim edhe 25 mijë doza të tjera për të plotësuar kontratën me Sputnik. Vaksina është e sigurt dhe ka një efikasitet mbi 90%. Nisur nga këto të dhëna sot ka më shumë evidencë shkencore për efikasitetin e tyre. Çdo qytetar të dëgjojë autoritetet shkencore, për të marrë vaksinën që ju ofrohet. Objektivi i ri është që të arrijmë deri në 1 milion vaksinime.