Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook bën me dije se shpërndarja e vaksinave Sinovac të mbërritura ditën e djeshme po vijon në të gjithë vendin.

“Teksa 60,000 dozat e vaksinës së Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu.

Duke bërë me dije se mbi 243 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, Manastirliu ka ftuar qytetarët që të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit.

Postimi i Ministres Manastirliu: Teksa 60,000 dozat e vaksinës së Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, #vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit
716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
I ftojmë qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit.