Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin e shtabit të krizave për shkurtimin e orës policore.

Nëpërmjet një njoftimi në median sociale, qeveria bëri të ditur se duke filluar nga 13 maji, ndalimi dhe regullorja e veçantë e lëvizjes së popullsisë dhe transportit publik të fillojë nga ora 24:00 deri në orën 04:00.

Në përputhje me këtë, koha e lejuar për punë e objekteve gastronomike, në ambiente të hapura (tarraca verore, kopshte) do të jetë deri në orën 23:30, duke filluar nga 12 maji.

Gjithashtu, nga 12 maji, të gjitha ngjarjet dhe evenimentet mund të mbahen në përputhje me protokollet e dedikuara, me deri 30 % të kapacitetit të hapësirës së mbyllur.

Edhe sallat për stërvitje, fitnes dhe palestrat sportive mund të fillojnë aktivitetin nga 12 maji.

Më herët, qeveria kishte njoftuar se për festën e Bajramit midis 12 dhe 13 majit, sikurse ndodhi edhe për Pashkët midis 1 dhe 2 majit, nuk do të ketë orë policore.