Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar të dielën për 10 vik tima të reja me koronavirus dhe 23 të infektuar. Pesë nga vikt imat janë regjistruar në Shkup ndërsa nga një në Kumanovë, Manastir, Strugë, Kavadar dhe Kocan.
Numri i personave që kanë ndërruar jetë me koronavirus ka arritur në 5,408 persona, shumica prej tyre në Shkup ndërsa pasojnë qytetet e Kumanovës, Tetovës, Shtipit, Manastirit, Gjevgjelisë e Strugës. Të dhënat bazohen në testimin e 2,755 mostrave ndërkohë që numri i personave të shëruar të dielën është 1,191. Sipas raportit, në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive është ulur në 1,197 persona, shifër kjo e cila para një muaji ishte në mbi 20 mijë.
Që nga paraqitja e pandemisë, me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar mbi 148 mijë persona ndërsa janë kryer rreth 800 mijë teste. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për rritjen e numrit të personave të vaksinuar, por edhe atyre që janë paraqitur për vaksinim. Sipas të dhënave zyrtare deri më 28 maj janë vaksinuar afër 300 mijë persona ndërsa për t’u vaksinuar janë paraqitur mbi 427 mijë të tjerë.
Procesi i imunizimit po bëhet me të gjitha llojet e vaksinave, por në numër më të madh me vaksinën ruse Sputnik dhe atë kineze Sinofarm. Për shkak të stabilizimit të gjendjes epidemiologjike, Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka dalë me rekomandimin që nga 1 qershori të mos mbahen maskat në ambientet e hapura ndërsa ka dhënë leje edhe për organizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera familjare në ambiente të hapura, por më numër të kufizuar, apo jo më shumë se 100 persona në një manifestim.