Gjatë 24 orëve të fundit mbi 10 mijë persona janë konfirmuar të infektuar me Covid në Itali.

Sipas statistikave të fundit mësohet se nga 327.169 testime të kryera gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid 10 585 raste të reja dhe kanë humbur jetën 267 pacientë.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shtruar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore 2.368, pacientë.

Nga fillimi i pandemisë në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,070,400 persona mes të cilëve kanë fituar betejën me Covid 3,541,266 pacientë ndërsa kanë humbur jetën 122,005 qytetarë.