Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 8,292 raste të reja me koronavirus nga 226,006 testime të kryera për të dyshuar. Sot vihet re një rënie e numrit të tëinfektuarve, krahasuar me një ditë më parë ku u konfirmuan 10,176 raste nga 338,436 teste.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 3.7%, nga 3% një ditë më parë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë raportuar 139 viktima. Edhe numri i të vdekurve është ulur krahasuar me një ditë më parë ku u konfirmuan 224 viktima. Ndërkohë, ky është numri më i ulët që prej 25 tetorit.

Që nga filli i i pandemisë në Itali janë shënuar 122,833 viktima, ndërsa shërimet totale janë 3,604,523.