Sot në orën 18:00 Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet e 13 qershorit.

Njoftimin e bën Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili fton anëatrët e Kryesisë të jenë të pranishëm në mbledhje.

Kujtojmë se përballë kryetarit Lulzim Basha pritet të jenë Agron shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Njoftimi i PD:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i kandidaturave për Kryetar.

Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor.

Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje!

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi