Arbana dhe Eduarti festojnë sot më datë 7 maj ditëlindjet. Po, është e rrallë, por Arbana dhe Eduarti e kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë. Në këtë ditë të veçantë Arbana si kurrë më parë e ka lëshuar pak dorën dhe ka postuar një foto private.
Çifti ka pozuar duke u puthur gjatë një udhëtimi të tyre me biçikleta. ‘Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua!”, shkruan Arbana.