Maqedonia e Veriut regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 18 viktima dhe shtatë raste të reja me COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 155 067 ndërsa ai i vdekjeve në 5 329.

Po ashtu 71 persona të tjerë kanë fituar betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 146 940 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 778 092 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1 418 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2 798.