Vlashent Sata feston sot ditëlindjen dhe ishte i pari që i bëri një urim vetes. Ai falenderoi prindërit që i kanë dhënë jetë dhe partneren e tij, Dojna Memën, që për të është dhurata më e çmuar.
“Gëzuar ditëlindjen vogëlush! Faleminderit prindërve plot dritë që më sollën në jetë e ma kanë mbështjellë zemrën plot dashni! Faleminderit ty zemër që je drita, ngjyrat… Ti, dhurata më e çmuar” ka shkruar Vlashenti shoqëruar me një foto nga fëmijëria, një me prindërit e një tjetër me Dojnën.
Më pas erdhi edhe urimi i shumëpritur nga moderatorja. Kjo është hera e parë që Dojna uron publikisht Vlashentin për ditëlindje dhe ajo ka zgjedhur fjalët më të ngrohta për njeriun e saj të zemrës.
“Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje. Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të dëgjoj një këngë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : “E ka fajin soba, ti je për bukuri”. Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj. Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër. Për ty qe në vend të zemrës ke një diell. Te uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë) #happybirthday #love”, shkruan Dojna në urimin e saj.
Dojna Mema dhe Vlashent Sata pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”
View this post on Instagram