Andrea Pirlo ka thënë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga posti i trajnerit të Juventusit, megjithëse skuadra e tij pësoi një disfatë tjetër të thellë kundër Milanit të dielën. Milani e turpëroi 3:0 Juventusin në një duel të drejtpërdrejt për top katërshe në Serie A, duke e bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Brahim Diaz, Ante Rebic dhe Fikay Tomori shënuan për triumfin e madh të Milanit në Alliaz Stadium në Torino. Kjo humbje nënkupton se kuqezinjtë rikthehet në vendin e tretë bardhezinjtë e Pirlos bien në vendin e pestë në tabelën e Serie A me 69 pikë nga 35 ndeshje, një më pak se Napoli në vendin e katërt dhe tri më pak se Milani në vendin e tretë.
Duke folur për Sky Sport Italia pas ndeshjes, Pirlo tha: “Të jap dorëheqje? Jo, nuk jap dorëheqje. E pranova këtë pozitë me shumë entuziazëm dhe midis vështirësive të caktuara. Unë jam në dispozicion të klubit. Kanë mbetur edhe tri ndeshje, prandaj do të punoj sa të më lejoj klubi”.
“Në mendje e kisha një projekt tjetër dhe mendoja se do ta kisha një grup tjetër në dispozicion. Kam punuar në disa koncepte, por pastaj m’u desh t’i bëjë disa ndryshime, në mënyrë që t’i përshtatesha karakteristikave të tyre”, shtoi ai.
“Nëse diçka nuk ka shkuar mirë, unë marr përgjegjësi. Kjo skuadër është e përbërë nga lojtarë të mëdhenj, është e qartë që diçka nuk ka funksionuar”.