Të gjithë në Gjermani duhet të jenë të përshtatshëm për t’u vaksinuar me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Në Gjermani, vetëm disa grupe moshe dhe profesionesh janë të përzgjedhur për vaksinimin me AstraZeneca-n, por tani mund të këtë një ndryshim të vogël, për shkak të grumbullimit të rezervave të vaksinës AstraZeneca.
Rregullat kanë ndryshuar në mënyrë të përsëritur mbi vaksinën, por Spahn thotë se “rruga është e qartë”, pasi ai të vulosë vendimin me zyrtarët të enjten.
“Sugjerimi im për AstraZeneca është i menjëhershëm”, tha Spahn për televizionin ËDR.
“Qytetarët që dëshirojnë vaksina të tjera do të duhet të presin për thirrjen e grupit të tyre përparësor, megjithëse ky kufizim është vendosur të hiqet në qershor, nëse dërgesat vijnë ashtu siç unë pres”, shtoi ai.
Spahn, gjithashtu, bëri thirrje për më shumë fleksibilitet në lidhje me dozën e dytë të AstraZeneca-s, që mund të jepet midis katër dhe 12 javësh pas së parës.