Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi do të shkojë ditën e sotme në Kosovë aty ku do të kryejë një vizitë. Peleshi, do të pritet në takim nga homologu i tij kosovar, Armend Mehaj.
Takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë.