Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Në 24 orët e fundit janë kryer 8,864 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 697,811 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 234,409 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.