Procesi i vaksinimit për personat e moshës mbi 65 vjeç do të vazhdojë edhe sot në të gjitha komunat e Kosovës. Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale nga qytetarët, paraqesin numrin e madh të personave që po presin në radhë për t’u vaksinuar në sallën ‘1 tetori’ në Prishtinë. Madje, kjo ka nxitur që të ketë edhe konflikte mes policisë dhe të moshuarve dhe familjarëve të tyre.

Në një moment, një zyrtar policor thotë “nuk ka numra, shkoni te shpija” e cila shkakton zemërimin e masës. Më pas, zyrtari policor kërkon ta mbyllë derën derisa duket se e shtynë njërin të moshuar e që provokon reagimin e familjares së tij: “Mos ma shtyjë babën, mos ma shtyjë babën,” – dëgjohet derisa bërtet ajo, e më pas i përmend edhe moshën “79 vjeçare”.

VIDEO:

https://video.gjirafa.com/video-1620982090-mp4