Ditën e sotme po zhvillohet një marshim nga qytetarët kundër abuzimit seksual të të miturës 15 vjeçare në Rrëshen.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në shenjë sensibilizmi në një marshim në sheshin ‘Skënderbej’. Ata mbanin pankarta të shumta në duar ku mes të tjerave lexoheshin frazat: “Mos ma vrit fëmijërinë”, “Eduko Djalin”, etj.