Ka patur tension në Milanello pak para ndeshjes së Milan-it kundër Benevento-s.

Siç ka bërë të ditur SportMediaset, një grup ultras ka kërkuar dhe marrë një përballje direkte me Gigio Donnarumma. Një një moment të parë, portieri e ka refuzuar takimin, por është paraqitur para tifozëve për arsye të rendit publik.

Nga sa mësohet, mes palëve është zhvilluar një debat i ashpër. Tifozët duket se i kanë kërkuar lojtarit që të mos luajë kundër Juventus-it në rast se nuk do të rinovojë me Milan-in.

Ndeshja mes dy gjigantëve të Serisë A do të luhet të dielën e ardhshme.

Kontrata e Donnarumma-s me Djallin skadon në fundin e këtij sezoni dhe marrëveshja për rinovimin nuk është gjetur akoma. Juventus po kërkon të përfitojë nga kjo situatë për ta marrë portierin me kosto zero.