Tre orë pasi kishte njoftuar se trajneri Fonseca do të largohej në fund të sezonit, klubi i Romës lajmëroi se tekniku i ri do të jetë Jose Mourinho.
Lajmi se i Paulo Fonseca ishte drejt shkëputjes me klubin italian qarkullonte prej ditësh por ajo që surprizoi të gjithë ishte akordi i portugezin tjetër i cili vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga Tottenham.
Në rrjetet sociale Roma njoftoi zyrtarisht se Mourinho do të nisë punën në sezonin e ardhshëm, që do të startojë në Korrik. Ende nuk bëhen të ditura detajet e kohëzgjatjes së kontratës, apo edhe termat financiarë.
Jose Mourinho rikthehet në Serie A pas 11 vitesh kur la Interin për të drejtuar Real Madrid.