Gazetari i njohur Sokol Balla na ka prezantuar sot, në ditën e tij të lindjes me vajzën e tij të vogël, Brooklyn-Sayuri. Me një foto të postuar në Twitter Balla shkruan se për herë të parë pas 48 vitesh ai nuk mori dot një urim nga babai i cili u nda nga jeta por engjëjt për pak çaste zbritën në tokë.

“Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Ne kujtim të tim eti. Sot ne ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditelindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta ❤️”- shkruan Balla.