Ditën e djeshme u transmetua puntata ku Ledjana e Mevlani u larguan nga “Përputhen”. Ndonëse gjithçka u mbyll bukur, me emocione e puthje, në fakt ditët e fundit është vënë re se gjërat mes Mevlanit e Ledjanës janë ftohur. Madje kanë hequr edhe njëri-tjetrin nga Instagrami.
Sot përmes një postimi, Ledjana ka sqaruar se gjërat mes tyre për momentin nuk janë mirë dhe marrëdhënia e tyre ka përfunduar, por të ardhmes nuk i dihet.
“Së fundmi do shkruaj për Mevlin. Siç dhe ju e keni pare unë dhe Mevlani nuk ndiqemi më në rrjete sociale pasi jemi zënë, por mendoj që këtë ta diskutoj në një moment të dytë pasi e di që dhe ju e meritoni nje shpjegim. Puntata që ju patë sot ka ditë që është xhiruar dhe në vazhdim kam marrë shumë sms nga ju, mesazhe që më komplimentonin, njerëz që më quanin aktore apo edhe nga ata të tjerë që më mbeshtesnin pasi kishin kuptuar stepjen time dhe faktin pse gjate gjithe ketij rrugetimi kam patur nje sjellje te tille. Di te them vetem dicka, aktor ose te vertete ne fund te dites me teper sesa ju qe na mbeshtesni jemi ne te dy, une dhe Mevlani ata te cilet lendohemi dhe i perjetojme gjerat me keq, e di qe shumica nga ju deshironi qe ne te jemi bashke ama realiteti eshte se ne jemi thjesht kalimtare ne jeten tuaj, 2 kalimtare te cilet si bashke si te ndare nje te neserme do harrohen nga mendja juaj pasi jeta e secilit prej jush vazhdon. Do keni kaq shume halle a probleme saqe sdo keni kohe as per te menduar me per mua dhe Mevlanin. Po ne fund te dites kush lendohet? Une dhe ai. Pra, arsyeja perse e shpjegova kete eshte se si bashke apo te ndare asnjeri nga ne te 2 nuk ka aktruar, i kemi perjetuar ato emocione njesoj si ju dhe ndarjen e perjetojme me keq se ju. Ne skemi qene pjese e nje filmi ku te kishim ndonje rol qe duhej te putheshim ne buze apo duhej ti benim surpriza njeri-tjetrit. Kemi qene pjese e nje reality shoë ku kemi vepruar sic e kemi ndjere dhe kaq. Gjithcka ka qene dhe mbetet e vertete, por pjesa sesi ju i perjetoni gjerat, iluzionet qe krijoni eshte ne varesi te secilit prej jush”, shkruan Ledjana.