Nuk ndalen largimet nga PD, e cila humbi në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtarë.
Drejtues të grup-seksioneve apo drejtues të degëve të zhgënjyer kanë vendosur të dorëhiqen nga detyrat që kanë mbajtur.
Njëri prej tyre është edhe Albano Stolaj, pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dega 5 dhe kryetar i grup-seksionit numër 7.
“S’do jem më pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, dega numër 5.
Se sa demokrat jam s’kam nevojë të flas për veten time.
Si kryetar seksioni falënderoj të gjithë votuesit e Partisë Demokratike e gjithë strukturat e grup-seksionit 7 për besimin e punën që kemi bërë, këto 8 vite opozitë.
Si sekretar i çështjeve zgjedhore dhe i aksionit opozitarë, falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ishte ai që me donte në këtë post”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
Më tej Stolaj ka hedhur dritë edhe mbi një të vërtetë tjetër, duke treguar se çfarë ndodh me emërimet në struktura dhe se çdo emërim është sa për sy faqe. Pra thjesht emërim në letër.
“Por z. Basha nuk e dinte që në këtë degë postet janë sa për numër dhe se për të gjitha vendos vetëm njëri.
Prandaj s’kam kë falënderoj tjetër se postin e kisha sa për ta pasur, por nuk funksionojë ansjëherë”, shprehet më tej ai.
Me heret anëtari i FRPD, Ares Ypi ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e strukturave të FRPD dhe PD.
Ai shprehet se, ky nuk ishte një vendim i lehtë pasi është rritur me frymën e Partisë Demokratike, por nuk e gjente më veten tek kjo forcë politike.
Ai shkruan se si anëtar i kryesisë së FRPD, ky ishte një gjest ku tregon se mban përgjegjësi për humbjen e PD në zgjedhje.
“Të dashur miq, dashamirës, bashkëpunëtorë dhe demokratë. Duke filluar nga sot nuk do të jem më pjesë e strukturave të PD dhe FRPD.
Nuk ishte një vendim i lehtë pasi jam lindur e rritur nën frymën e Partisë Demokratike, por pas kaq vitesh kontribut edhe përkrahje unë nuk e gjej më veten te kjo frocë politike, përpos këtij fakti me këtë gjest unë mbaj përgjegjësitë e mia si anëtarë i kryesisë së FRPD për humbjen e PD në zgjedhje.
Ka ardhur koha edhe për mua si i ri, që të shoh angazhimet e mia personale. Miqve të mi në atë parti i ruoj çdo të mirë e çdo sukses pasi e vetmja pasuri që kam përfituar nga PD është njohja me miq të mrekullueshëm. Gjithmonë në zemrën time”, shkruan Ares Ypi në postimin e tij.