Nebil Çika, kryetar i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve thotë se Partia Demokratike nuk e përfaqëson do të djathtën në Shqipëri dhe kjo sepse nuk ka filozofi dhe as ideologji.

I ftuar në studion e Report TV, Çika u shpreh skeptik për reformimin brenda PD-së, pas humbjes për të disatën herë në zgjedhje nën drejtimin e kryedemokratiti Lulzim Basha. ” Skeptikë për reformimin brenda PD. PD e ka të pamundur që të vijë në ideologjinë për të përfaqësuar të djathtën shqiptare me këtë program, me këtë mungesë ideologjisë me këtë filozofi”, tha Çika.