“Negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt”/ Këshilli i BE: Të ecim përpara e të ruajmë vrullin e reformave në Shqipëri dhe Maqedoni
Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar një letër pune në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE përpara mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të BE.

Këshilli i Bashkimit Europian në paragrafin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar që për këto dy vende të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Po ashtu sipas Këshillit të BE, duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit europian.

‘’Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende.’’- thuhet në paragrafin 21.2./