Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, hodhi poshtë spekulimet se Elez Biberaj i VOA, flet në emër të qeverisë së SHBA. Nisur nga deklaratat e Biberajt para zgjedhjeve, Fevziu pyeti ambasadoren nese janë ato edhe pikëpamjet e SHBA-ve.
Gjatë intervistës në “Opinion”, pyetjes për këtë teori, ambasadorja Kim iu përgjigj shumë qartë kur tha se ” I vetmi ent që flet në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është Ambasada e SHBA. Kaq.”
Pjese nga intervista:
Blendi Fevziu: Kam parë disa ditë më parë, le të themi dy ditë përpara fushatës zgjedhore, një fjalim nga Elez Biberaj, një nga zyrtarët e lartë të VOA. Tha se nëse Rama fiton zgjedhjet, do të ketë një hendek në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Është e vërtetë?
Ambasadorja Kim: Mendoj që secili ka të drejtë të ketë opinionin e vet. Ai po fliste në cilësinë e tij si…
Blendi Fevziu: A është pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara?
Ambasadorja Kim: Jooo…
Blendi Fevziu: Jo?
Ambasadorja Kim: Hajde tani! Ju e njihni realitetin këtu. I vetmi ent që flet në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është Ambasada e SHBA. Kaq.