Inter “rinovon” ftesën për tifozët e tij, që të festojnë me përgjegjësi fitoren e titullit të 19-të, duke respektuar të gjitha dispozitat në fuqi të luftës ndaj pandemisë së Covid-19. Kjo thirrje vjen në prag të ndeshjes së nesërme kundër Udinese, në kuadrin e javës së fundit të Serie A, ku edhe do t’iu dorëzohet titulli zikaltërve.
Ja deklarata e lëshuar nga Interi:
“Me rastin e Inter-Udinese, ndeshja e fundit e sezonit 2020-2021 për Serie A, e planifikuar të dielën e 23 majit, në 15:00, në stadiumin “San Siro”, FC Internazionale Milano rinovon ftesën e saj për tifozët e vet, që të festojnë me përgjegjësi fitoren e titullit të 19-të, duke respektuar të gjitha dispozitat në fuqi të luftës ndaj pandemisë së Covid-19. Kuptimi i mirë i emocioneve dhe rëndësisë së momentit, duke shmangur krijimin e grumbullimeve dhe situatave që janë të rrezikshme për shëndetin e secilit mbetet e një rëndësie parësore. Ju ftojmë të shmangni grumbullimet dhe jetojeni këtë moment të veçantë në maksimum. Për të vazhduar festimin e fitores së titullit në siguri, klubi po vlerëson gjithashtu mundësinë për t’ua treguar kupën tifozëve. Koha dhe metodat e aktivitetit do të komunikohen më vonë”.