Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesit e Policisë ka folur për mbrojtjen e territorit.
Çuçi ka deklaruar se për territorin tashmë përgjegjëse duhet të jetë Policia, për çdo cm2, veçanërisht për ndërtimet pa leje, krimet mjedisore dhe krimet ndaj pyjeev.
Ai madje ka dhënë një mesazh të qartë për dhunuesit e ligjit, duke theksuar se duhet ta harrojnë celularin e Ministrit të Brendshëm, sado i pasur apo i mbrojtur të jetë.
Për Çuçin kësaj here nuk do të ketë më tolerim, pasi për ndërtimet pa leje dënimi shkon deri në 15 vite burg.
‘’Mendoj që edhe në kuadër të gjithë ndryshime ligjore për të forcuar zbatimin e ligjit për ndërtimin pa leje dhe krimeve kundër mjedisit, është momenti ta ridimensionojmë dhe tashmë ka fituar pjekurinë e vetë çdo Agjenci. Në një kordinim më të sinkronizuar mes forcave tona, duhet të japim rezultate.
Besoj se kemi kaluar një periudhë tashmë që lidhet edhe duke përfshirë fushatën elektorale që ka krijuar një vakumi në kordinimin e punës, por tani më me ndryshime që do bëjmë në drejtimin e IKMT, dhe këtu gjej rastin të falenderoj Dallëndyshe Bicin për punën që ka bërë në krye të IKMT. Punë të mbarë Ajet Zyberit. Ka ardhur koha që Policia duhet konsideruar një event. Në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territorin. E gjithë përgjegjësia duhet t’i bjerë dhe do e ketë, siç e kanë në fakt me ndryshimet ligjore dhe organizative, dhe në realitet Policia e Shtetit. Duhet të kontrollojë çdo cm2 të territorit.
Duhe ttë krijojmë ekipe të përhershme të përbashkëta mes punonjësit që ka në ngarkim një territor em inspektorin që përgjigjet për ndërtimet pa leje, me inspektorin për mbrojtjen e mjedisit dhe atë për pyjet. Duhet të funksionojë si një i vetëm.
Siç funksionon në lidhje me krimet e tjera. Po marr shembull për kanabisin. Kanë përgjegjësi jo vetëm punonjësit e policisë, por edhe administratorët.
Përgjegjësia që deri tani nuk ka dalë akoma qoftë një rast të vetëm, duke filluar që sot polici do jetë përgjegjës për çdo shkelje dhe dhunim të territorit, për ndërtimet pa leje, pyjeve dhe mjedisit.
Policia e Shtetit duhet të vendosë konrollin mbi territory. Shqiptarët duhet të njohin Policinë si garantin për çdo dhunë e krim, kundër personit ,pasurisë, ashtu dhe për krimet në territor.
Nuk dua të zgjatem shumë, ata dhunues nga veriu në jug që do përballen me ligjin si asnjëherë më parë. Shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga Kodi Penal për ndërtim pa leje.
Ta harrojnë celularin e Ministrit të Brendshëm, sado i pasur apo i mbrojtur të jetë. Fiksojeni mirë, nuk do ketë më tolerim. Sidomos në periudha të tilla, jemi në prag të sezonit turistik. Rritet vigjilenca jonë, shumëfishohet. Kështu që, besoj se e kemi arritur maturin.’’- tha Çuçi.