Duket se presidenti Ilir Meta është duke kaluar orët më të vështira në jetën e tij.
Kjo për shkak se aleati më i ngushtë i tij Sali Berisha u fut në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit si politikan i korruptuar dhe minues i demokracisë në Shqipëri.
Nëse vërejmë me kujdes deklaratën e djeshme të përcjellë nga sekretari amerikan i shtetit, aty dërgohet mesazhi qartësisht jo veç për familjen të shpallur tashmë “non grata” por edhe për aleatët.
E në këtë rast, më i afërti ka qenë Ilir Meta i cili gjithashtu i ka publike një pjesë të madhe të skandaleve.
Për të mbase nuk duhen shumë hetime, do të mjaftonte qoftë edhe video Meta-Prifti e cila tregon qartë zullumet e klanit “Meta-Berisha” që për vite me radhë tejzgjatën tranzicionin në Shqipëri. (TemA)