Qeni-robot guidë për të verbërit, i pari në llojin e tij, mund të shmangë pengesat dhe të ecë me ritmin e duhur.
Ai është ideuar dhe ndërtuar nga grupi “Hybrid Robotics” i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley dhe është botuar në në faqen e internetit “arXiv”, që mirëpret artikuj në pritje të shqyrtimit nga komuniteti shkencor.
I pajisur me katër këmbë dhe i lidhur me një rrip, qeni-robot guidë është treguar në gjendje të drejtojë me siguri një person në një mjedis të mbyllur, pa e përplasur nëpër objekte dhe mure.
I quajtur Mini Cheetah, roboti i ri orientohet në hapësirë falë një “lidar-i”, sistemi i zbulimit në disatancë, që mundëson përcaktimin e distancës nga një objekt duke përdorur një impuls lazer.
Një aparat fotografik e lejon atë të gjurmojë pozicionin e qenies njerëzore që e shoqëron dhe e ndjek atë falë një zinxhiri hi-tech, i pajisur me një ndjesor, që mat forcën e ushtruar nga njeriu.
Roboti dhe sistemi u testuan në disa eksperimente, në të cilat qeni-robot guidë arriti me sukses të drejtojë një person me sy të lidhur, duke shmangur aksidentet dhe përplasjet me pengesat aty pranë.
Hapi tjetër do të jetë sigurimi që qeni-robot të mund të drejtojë një person me shikim të dobët në hapësira të hapura dhe me semaforë.