Është fjala për shenjën e Ujorit.
Njerëzit që i përkasin kësaj shenje të zodiakut gjithmonë shprehin mendimin e tyre dhe preferojnë të thonë të vërtetën edhe nëse është në dëm të tyre.
Ata janë objektivë në deklaratat e tyre dhe nuk i lejojnë emocionet të ndërhyjnë në veprimet e tyre.
Një Ujor është një person i pavarur dhe çdo përpjeke për të kufizuar lirinë e tij është një provokim për të prishur marrëdhëniet me të.
Nga pamja e jashtme ata mund të duken si njerëz me zemër të ftohtë, por ato janë shumë miqësor dhe gjithmonë përpiqen të ndihmojnë ata që i konsiderojnë miqtë e tyre.
Ata përpiqen të lumturojnë njerëzit që i rrethojnë pa pritur asgjë në këmbim.
E vetmja gjë që ka vërtet rëndësi për ta është se askush nuk e kufizon lirinë e tyre dhe se ato mund të jetojnë pa asnjë detyrim.
Një Ujor gjithmonë përpiqet të bëjë diçka të dobishme në jetë, jo ta jetojë atë kot.