Kompania bioteknologjike amerikane “Novavax” së fundmi ka nisur provat e para për një vaksinë të vetme kundër gripit dhe COVID-19, ku thekson se rezultatet janë pozitive.
Mediat e huaja bëjnë me dije se vaksina e gripit e Novavax, e quajtur NanoFlu, si edhe ajo për COVID-19 (NVX-CoV2373), nuk janë ende të licencuara në nivel global, por që të dyja janë studiuar veçmas në provat klinike të fazës 3, që do të thotë për mijëra njerëz.
“Vaksina që po testojmë ka shkaktuar përgjigje të forta kundër gripit dhe mbrojtje kundër SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen COVID-19”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e kompanisë.
Ndërkohë eksperti Gregory Glenn, i ngarkuar me kërkimin dhe zhvillimin në Novavax, ka bërë me dije se një kombinim i tillë do të jetë një ndihmesë për luftën ndaj këtyre viruseve.
“Ne besojmë se kjo vaksinë e re kandidate, që rezulton nga një kombinim që mund të jetë një mjet i rëndësishëm në të ardhmen në luftën afatgjatë kundër këtyre dy viruseve të frymëmarrjes”, ka thënë Glenn.
Ndër të tjera kompania Novavax ka njoftuar se dëshiron të paraqesë një kërkesë për autorizim urgjent për vaksinën e saj COVID-19 në BM “në tremujorin e dytë të 2021.