Moderatorja, Albana Bejko mbrëmjen e djeshme është pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka se kë do të zgjidhte mes dy prezantueseve të sportit, Vilma Mashën apo Alesia Bamin.

Pa hezituar aspak Bejko zgjodhi Vilmën pasi sipas saj ajo përmbush të gjitha cilësitë e një gazetareje sporti, ndërsa Alesia është thjesht e bukur.

“Profesionalisht, unë do të zgjedh Vilmën, jo vetëm profesionalisht por edhe si fizik ka imazhin e një vajze elegante. Nuk e di në çfarë aspekti e sulmojnë Alesian. Unë mund të jap mendimin tim aspak personal, por mund të gjykoj sa i përket fushës së sportit. Alesia është shumë e bukur, por në fushën e sportit nuk bën pjesë në gazetaret e sportit. Ajo çfarë synojmë ne të sjellim si frymë në Shqipëri është gazetare sporti dhe jo aksesor në fushën e sportit”, tha ajo.

Aktualisht Alesia prezanton në krah të Edi Manushit emisionin sportive “Procesi Sportiv”.