Kontrolli i pandemisë mbetet ende i pasigurt dhe udhëtimet ndërkombëtare duhet të shmangen, sipas një deklaratë të drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, por theksoi se vaksinat e autorizuara funksionojnë kundër varianteve shqetësuese.
“Tani për tani, përballë një kërcënimi të vazhdueshëm dhe një pasigurie të re, ne duhet të vazhdojmë të tregohemi të kujdesshëm dhe të shmangim udhëtimet ndërkombëtare”, tha Hans Kluge.
Varianti indian, i cili mund të jetë varianti më i transmetueshëm, është përhapur në të paktën 26 nga 53 vendet në rajonin e OBSH-së në Europë, tha Kluge. Por sipas një raporti të AFP, vaksinat e autorizuara janë efektive kundër varianteve të reja.
“Të gjithë vaksinat e aprovuara janë efektive kundër varianteve të reja,” tha Kluge.
Deri më tani vetëm 23 përqind e njerëzve në rajon kanë marrë një doze të një vaksine kundër Covid, me vetëm 11 përqind që kanë marrë të dyja dozat, tha Kluge, ndërsa paralajmëroi qytetarët të vazhdojnë të tregojnë kujdes.
“Vaksinat mund të jenë një dritë në fund të tunelit, por ne nuk mund të verbohemi nga kjo dritë,” tha ai.