Nga Matthew Karnitschnig/ Të Gjelbrit e Gjermanisë janë duke u ngjitur lart, por a janë të qëndrueshëm? Vetëm një javë pasi zgjodhën kandidaten e tyre për Kancelare – bashkë-drejtuesen e partisë Annalena Baerbock – numrat e sondazheve të të Gjelbërve janë në rritje të madhe. Në disa sondazhe, partia ka zëvendësuar madje Kristian-Demokratët, blloku i qendrës së djathtë që ka qeverisur Gjermaninë nën Angela Merkel për 16 vitet e fundit. Nëse të Gjelbërit mund ta mbajnë këtë moment deri në ditën e zgjedhjeve në shtator, ata do të drejtojnë me gjasë qeverinë e ardhshme – një t ërmet politik që do bëjë jehonë në të gjithë Kontinentin. Megjithatë, të gjitha muajt e mjaltit mbarojnë, ndonjëherë me lot. Përse, pyesin shumë, dashuria e gjermanëve ndaj të Gjelbërve duhet të jetë ndryshe? Përgjigja e gatshme e të Gjelbërve është se suksesi i tyre nuk është një rastësi. Franziska Brantner, një deputete e vjetër e të Gjelbërve dhe e besuar e Baerbock e cila përqendrohet në çështjet evropiane tha se “Fuqia jonë nuk është e përkohshme, ne e kemi ndërtuar atë për muaj dhe vite”. Ndërsa kjo mund të tingëllojë si një mburrje e z brazët, nuk është kështu.

Një kujtesë se sa e suksesshme ka qenë loja e gjatë e të Gjelbërve ka ardhur të enjten e kaluar kur gjykata më e lartë e Gjermanisë hodhi poshtë ligjin mjedisor të qeverisë 2019 me arsyetimin se nuk ishte aq ambicioz sa duhet. Çështja u paraqit nga një koalicion i grupeve mjedisore të miratuara nga të Gjelbrit. Vendimi gjithëpërfshirës i gjykatës – i cili do të detyrojë qeverinë në mënyrë efektive të rishkruajë kodin e saj mjedisor – do të konsiderohej një përpjekje e guximshme për të krijuar legjislacion nga margjinat në shumë vende; në Gjermani, vendimi u brohorit edhe nga anëtarët e qeverisë përgjegjës për ligjin origjinal. Vendimi nuk ishte vetëm “përcaktues i një epoke”, por edhe “i madh dhe domethënës”, shkroi Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier, një aleat i Merkel-it. Altmaier bisedoi pastaj me Ministrin e Financave Olaf Scholz, një Social Demokrat, i cili si partner i koalicionit qeveritar ishte fajtor për legjislacionin e dobët që gjykata e shpalli “antikushtetues”. Vendimi ilustron se sa kryesore janë bërë idetë e të Gjelbërve dhe pse partia që ka paralajmëruar kundër rr eziqeve të ndryshimit të klimës për dekada është bërë një forcë e tillë politike, transmeton lexo.com.al.

E megjithatë, ndërsa nuk ka dyshim që të Gjelbrit kanë kapur zeitgeist-in me misionin e tyre kryesor, një numër i përparësive të tyre të tjera mbeten shumë jashtë rrjedhës politike. Për çdo gjerman që ka mbështetur kursin centrist të Merkel-it, “Manifesti i Parimeve” i të Gjelbërve, i miratuar në një konventë në nëntor, do të ishte një lexim interesant. Në partitë e tjera, dokumente të tilla shpesh hidhen poshtë si një katalog premtimesh boshe. Por baza e të Gjelbërve është e ndryshme – ajo pret që udhëheqësit e partive të japin rezultate. Manifesti bën thirrje, ndër të tjera, për “një Gjermani pa ar më bë rthamore dhe kështu një fund të shpejtë të pjesëmarrjes b ërthamore”. Përkthimi: SHBA duhet të nxjerrë a rmët e saj b ërthamore nga Gjermania. Megjithëse Baerbock e bëri të qartë më pas se ajo nuk pret që kjo të ndodhë brenda natës, qëllimi në vetvete është i diskutueshëm sepse do të kërkonte heqjen e themelit të ombrellës së sigurisë që ka mbrojtur Gjermaninë për dekada. Manifesti prej 120 faqesh nuk përmend Shtetet e Bashkuara, vendi i parë përgjithësisht si garantuesi i mbrojtjes gjermane, por përmend NATO-n, të cilën ajo e përshkruan si në “k rizë të thellë”.

Zgjidhja e p roblemeve të NATO-s nuk është, sipas pikëpamjes së të Gjelbërve, që Gjermania të përmbushë detyrimet e saj ndaj aleancës duke realizuar një premtim që të gjithë anëtarët kanë bërë që të shpenzojnë 2 për qind të PBB-së në mbrojtje. Në vend të kësaj, ata favorizojnë një zgjidhje “evropiane”. Brantner tha se “Ne nuk jemi në favor të qëllimeve kombëtare kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane. Është një k ontradiktë e natyrshme të thuash se duam një politikë evropiane të sigurisë dhe pastaj që të gjithë të bëjnë diçka mbi baza kombëtare. Kjo nuk ka kuptim”. Në vend të kësaj, Brantner tha se Gjermania duhet të ndjekë shembullin e Francës në ndjekjen e vizionit të Presidentit Emmanuel Macron për “sovranitetin evropian”. Ajo shtoi se “NATO nuk është përparësi”. Politika e mbrojtjes nuk është çështja e vetme në të cilën të Gjelbrit po shkojnë kundër rrymës. Në lidhje me çështjen e paqartë politike të migracionit, partia nuk dëshiron vetëm t’i japë fund politikave të a shpra të azilit të zbatuara nga qeveria aktuale e Gjermanisë; ajo dëshiron që vendet e pasura si Gjermania që kanë kontribuar në ndryshimin e klimës për të kompensuar vendet e varfra që po vuajnë efektet e saj, duke përfshirë edhe lehtësimin e migrimit të jashtëm. Programi i partisë thotë se “Shtetet që historikisht dhe aktualisht emetojnë shumicën e gazrave që d ëmtojnë klimën duhet të marrin pjesë në një kompensim global të ndikimeve klimatike, d ëmeve dhe humbjeve, si dhe në krijimin e rrugëve të sigurta dhe dinjitoze të migrimit”, transmeton lexo.com.al.

Sa i përket marrëveshjes së BE-së për refugjatët me Turqinë (sipas së cilës Ankaraja pranoi të merrte miliona refugjatë në këmbim të miliarda eurove), të Gjelbrit nuk e mbështesin. Në manifest thuhet se “Mundësia e largimit dhe kërkimit të mbrojtjes në Gjermani dhe Evropë nuk duhet të bëhet më e vështirë përmes bashkëpunimit me vendet e treta dhe bashkëpunimi nuk duhet të çojë në shkelje të të drejtave të njeriut”. Politikat e migracionit të të Gjelbërve mund të jenë fisnike në frymë, por janë larg e të qenit të qarta nëse janë të zbatueshme politikisht në një vend ku b etejat e fundit mbi migracionin kanë rikrijuar peisazhin politik, duke krijuar një nga partitë më të k ëqija të e kstremit të djathtë të Kontinentit. Deri më tani, pyetjet e vështira se si të Gjelbrit planifikojnë të vënë në veprim programin e tyre ambicioz kanë munguar kryesisht në debatin publik. Kjo kryesisht sepse shtypi gjerman ka qenë shumë i zënë duke i lavdëruar ata. Në ditët pasi të Gjelbrit miratuan Baerbock për kandidimin për vendin e Kancelares, ajo ishte me sa duket kudo, në kopertinat e revistave, në emisionet e bisedave dhe lajmet e natës.

Ndërsa kjo pritej, toni i lehtë i mbulimit nuk pritej. “Më në fund diçka ndryshe”, deklaroi Der Stern me shkronja jeshile nën një foto të mbuluar të Baerbock me një xhaketë lëkure të zezë. “Dikush ndjen entuziazmin e saj,” u tha një revistë javore lexuesve. Der Spiegel, në përgjithësi më k ritikja, e paraqet Baerbock me duart mbi ijet e saj, nën titullin “Gruaja për të gjitha rastet e padëshiruara”. Kulmi i Baerbock-mania erdhi gjatë intervistës së saj të parë televizive pas nominimit të saj. Në fund të diskutimit të drejtpërdrejtë, dy gazetarët që e pyetën atë me pyetje të buta për 45 minuta ishin aq të ngazëllyer saqë bënë diçka që zakonisht dikush e shikon vetëm në shfaqjet e talenteve: Ata duartrokitën. Një pjesë e entuziazmit për të Gjelbrit mund të nxitet nga z emërimi me qendrën e djathtë për procesin e saj k aotik për të zgjedhur një kandidat për garën e Kancelarit. Kjo do të shpjegonte rritjen e papritur të të Gjelbërve në sondazhe. Cilido qoftë shkaku, lidhja e dashurisë së medias gjermane me të Gjelbrit do të zbehet ndërsa përparon fushata. Popullariteti politik shkakton në mënyrë të pashmangshme këqyrjen e kujdesshme. Kur të mbërrijë, Baerbock do të duhet të provojë se substanca e saj shkon më thellë se një kopertinë shkëlqyese reviste./Politico.eu/Lexo.com.al/e.c.