Në tërësi përdoruesit do të vërejnë një eksperiencë më të ëmbël dhe pa shqetësime. Përditësimi vjen në gjysmën e dytë të 2021. Microsoft do të dërgojë përditësimin më të madh në Outlook prej një dekade dhe është padyshim ndryshimi më drastik i Outlook për Windows që prej debutimit në 1997.
Ndryshimet përqendrohen tek menaxhimi i kalendareve, përmirësime të qëndrueshmërisë dhe reduktimin e kohës së nevojshme për të sinkronizuar klientët Outlook duke ndihmuar kështu miliona biznese dhe organizata në mbarë botën.
Përditësimi i madh i Outlook është një ndryshim loje për kalendarët. Si një prej funksionaliteteve më të përdorura dhe dobishme të Outlook, përdorimi i kalendarëve mund të jetë sa i dobishëm aq eksperiencë shqetësuese sidomos kur punoni në ekipe të mëdha. Në tërësi përdoruesit do të vërejnë një eksperiencë më të ëmbël dhe pa shqetësime. Përditësimi vjen në gjysmën e dytë të 2021. Kalendari i ri ka qenë i disponueshëm në Outlook në Web, Outlook në Mac dhe aplikacionet mobile.