Pas përfundimit të samitit të NATO-s, Mark Rutte konfirmoi se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri.
E në sajë të këtij zhvillimi, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet së bashku me Rutte, e me një mesazh të veçantë…
“AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATOS:
SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM”, shkruan Rama.










