Disa ditë më parë Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të ish-konkurrentes së “Përputhen”, “Leje”. Në fund të këngës ata të dy shkëmbejnë një puthje plot pasion, duke ju dhënë fund të gjitha aludimeve që qarkullojnë në rrjet prej muajsh.
Kënga e re e saj shkoi në 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në Instagram një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.
Tashmë që mund të shfaqen publikisht bashkë, Andi dhe Melisa kanë takuar menjëherë personazhin kryesor të “Për’puthen”, opinionistin Arjan Konomi.
Ky i fundit ka ndarë një video me dy ish-konkurrentët dhe ka treguar se është surprizuar nga çifti.
Konomi thotë se është takuar rastësisht me ta dhe siç duket janë mbledhur të tre për të diskutuar historinë e dashurisë së Melisës e Andit, që bëri “lëmsh” gjithë botën.
Ndër të tjera Arjani thotë se i ka lënë një porosi Melisës dhe të dy qeshin, por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë.