Java fillon me mënyrë të fuqishme pasi në 11/5 realizizohet Hëna e Re në Dem. Do ndikojë rëndësishëm shenjat e Qëndrueshme (Demi, Luani, Akrepi, Ujori) të dhjetditëshit të tretë. Hëna e Re e caktuar mund të përbëjë një fillim të ri përsa ka lidhje me cështjet ekonomike. Do na japë mundësinë të kuptojmë me lehtësi se duhet të përparojmë në marrveshje cështjet ekonomike të cilat mund të kemi lënë pas dore. Gjashtkëndëshi i Dritave me Neptunin tek Peshqit na ndihmon të harmonizojmë llogjikën me ndjeshmërisë, realizmin me mirkuptimin dhe intuitën e fortë. Mund të luajë rol protagonist në zgjedhje ekonomike dhe jetën persona duke dhënë frymë vetbesimi dhe sigurie.

Në 12/5 Gjashtkëndëshi i Marsit nga Gaforrja me Uranin tek Demi rrit rëndësishëm shpejtësinë me të cilën marrim vendime. Kjo do bëhet vecanërisht e dukshme në ambjentin familjar dhe në zgjedhje ekonomike që duhet të realizohen. Ndjenja e pavarsisë, optimizmit dhe guximi që na pushton na drejtojnë në aksione prototype që do luajnë rol të rëndësishëm në zgjedhje profesionale. Të njëjtën ditë trekëndëshi i Merkurit nga Binjakët me Saturnin tek Ujori na mbush me metodika dhe mendime të përgjegjshme. Kjo përdoret menjëherë në marrveshje në lidhje me cështjet profesionale dhe komunikimin që mund të arrijmë për shkak të pjekurisë dhe organizimit që na pushtojnë. Mund të frymzojmë qëndrueshmëri tek personat që duan të bashkpunojnë me ne.

Në 14/5 Jupiteri hyn në shenjën e Peshqëve, një zhvendosje që mund të japë frymë të rëndësishme psikologjike nëpërmjet pandemisë dhe situatave të vështira ekonomike. Jupiteri në shenjën e udhëheqjes të tij tradicionale na ndihmon të mbyllim trauma të vjetra dhe të kthehemi për brenda duke rritur rëndësishëm vetbesimin dhe besimin tek vetja. Krijimtaria, arti, mbyllja në vetvete, meditimi dhe lutjet do na ndihmonjnë të vimë në kontakt me ndjenja të forta dhe nivele më të thella të shpirtit tonë. Paralelisht do jetë e lehtë të tregojmë mirkuptim me persona që kanë nevojë dhe do kemi dëshirën të ndihmojmë bashkudhëtuesin tonë. Zhvendosje vecanërisht favorizuese është kjo për shenjat e ndryshueshme (Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari, Peshqit).

Zgjidhni tani shenjën tuaj:

DASHI-Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 do krijojë terren të përshtatshëm për të menaxhuar disa cështje që lidhen me fushën ekonomike. Nuk përjashtohet të shihni profesionalisht një hobin tuaj apo të keni disa ide në lidhje me rritjen e të ardhurave tuaja. Hyrja e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 do përmirësojë shumë psikologjinë tuaj, pasi nga pozicioni tij i ri do ju falë besimin se “gjithcka do shkojë mirë”. Kjo ka mundësi të përbëjë dhe fuqinë motivuese për “aksionet” që do ndërmerrni periudhën e ardhshme.

Dashuria: Trekëndëshi i Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 12/5 tregon se një bisedë mund të ndihmojë një cështje sentimentale, që është e ngatërruar. E vetmja që nevojitet është të hyni në procedurë të bisedoni me atë që ju intereson dhe të mos bëheni kokfortë. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të shfaqet përsëri në sipërfaqje një person i cili keni kohë pa parë dhe kështu të vazhdohet flirti nga atje që e kishit lënë.

Puna dhe Ekonomia: Fusha ekonomike është ajo që do tërheqë interesin tuaj këtë javë dhe duket se do ju shqetësojë vecanërisht pjesa ekonomike e cështjeve tuaja profesioanle. Gjashtkëndëshi Marsit që ndodhet tek Gaforrja me Uranin që ndodhet tek Demi në 12/5 por edhe trekëndëshi Merkurit me Jupiterin tregojnë se do mundeni të kompromentoni dhe më pas të menaxhoni cështje profesionale dhe ekonomike. Madje ka shumë mundësi të keni dhe shpenzime ekstra, atje nga se prisni.

DEMI-Java fillon me Hënën e Re në shenjën tuaj në 11/5 e cila tregon se do ekzistojnë mundësi për një fillim të ri të një lidhjeje personale apo një bashkpunimi. Shokët tuaj duket se do luajnë rol përcaktues në vendimet tuaja dhe bisedat që do keni me disa prej tyre, do përbëjnë motivin për tu aktivizuar drejt cështjeve të caktuara që ju interesojnë. Kjo Hënë e re do krijojë dëshirën romantike dhe do ju sjellë akoma më pranë me persona që doni. Në 14/5 Jupiteri do kalojë në shenjën e Peshqëve dhe nga pozicioni tij i ri duket se do zgjerojë rrethin tuaj shoqëror dhe social!

Dashuria: Ndjenjat do jenë të forta këtë javë dhe do luajnë rol të vecantë për tu afruar më pranë me një person i cili ndodhet në ambjentin tuaj të gjërë shoqëror dhe ju ka tërhequr interesin. Hëna e re që do realizohet në fillim të javës në shenjën tuaj tregon një hap të ri në jetën tuaj personale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje interesat e përbashkta që meni me partnerin tuaj do luajë rolin e tyre të vecantë në biseda dhe në klimën që do ekzistojë midis jush. Kurrë nuk është vonë për të filluar një aktivitet të ri që do u pëlqejë të dyve.

Puna dhe Ekonomia: Kjo javë do jetë mundësi për të menaxhuar cështje që lidhen me punën pasi trekëndëshi midis Merkurit që ndodhet tek Binjakët dhe Saturnit që ndodhet tek Ujori, ju shtyn të “investoni” në biseda të cilat do përbëjnë bazën e një suksesi profesional. Madje nuk përjashtohet të gjeni një zgjidhje për një cështje profesionale e cila ju ka lodhur shumë periudhën e kaluar, pasi dhe gjashtkëndëshi Uranit me Marsin që ndodhet në shenjën e Gaforres, do jetë shumë ndihmuese drejt këtij drejtimi.

BINJAKET-Java do fillojë me Hënën e Re që do realizohet në 11/5 në shenjën e Demit e cila do jetë shumë ndihmuese për të organizuar lëvizjet e ardhshme tuaja vecanërisht në fushën profesionale. Kusht kryesor për këtë është të ruani vetëm për “pak e saktë” lëvizjet që doni të bëni për të mos ekzistuar të papritura. Në 14/5 Jupiteri do kalojë në shenjën e Peshqëve dhe do inagurojë një periudhë vecanërisht produktive për fushën profesionale, me mundësi zgjerimi të punës. Kjo periudhë do zgjasë deri në fund të Korrikut, ku Jupiteri do kthehet në vijë të kundërt në shenjën e Ujorit.

Dashuria: Java do jetë vecanërisht komunikuese dhe bisedat janë ato që do ju afrojnë më pranë personave që doni. Trekëndëshi Merkurit që ndodhet në shenjën tuaj me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 12/5, tregon se mendimet tuaja dhe mendimi juaj për cështje të caktuara do fitojnë një person që ju intereson. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje shfrytëzojini mundësitë që do ekzistojnë për të sqaruar disa cështje të cilat do mund t’ju kishin larguar nga partneri juaj.

Puna dhe Ekonomia: Me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 fillon një periudhë shumë favorizuese për cështjet që lidhen me punën. Brenda skenareve të kësaj periudhe ndodhet një përmirësim në fushën profesioanle, një shpërblim apo me shumë mundësi akoma dhe një punë e re! Ia vlen të përqendroheni në c’do gjë që lidhet me karrierën tuaj, pasi dhe do ekzistojnë mundësi të cilat do ju ndihmojnë të veconi dhe të realizoni disa nga qëllimet tuaja.

GAFORRJA-Hëna e Re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 tregon se ndoshta nevojitet ti jepni disa mundësi lidhjeve shoqërore. Tani do t’ju jepet mundësi të sqaroni disa cështje të cilat mund t’ju kishin larguar nga persona shoqërorë, dicka e cila do fuqizojë lidhjet që ia vlen të vazhdojnë. Jupiteri do kalojë në shenjën e Peshqëve në 14/5 dhe pozicioni tij i ri është shumë i ri dhe favorizues për c’do gjë që mund t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontet tuaja shpirtërorë. Një program i ri studimesh, një master apo akoma dhe mësimi i një gjuhe të re favorizohen vecanërisht për periudhën e ardhshme.

Dashuria: Trekëndëshi Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 12/5, tregon se një cështje e cila vjen nga e kaluara do ju shqetësojë shumë këto ditë. Një histori më e vjetër ka mundësi të ringrohet, por për të ndodhur kjo do duhet të kontrolloni me kujdes të dhënat që ekzistojnë deri tani. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje disa nga lëvizjet tuaja do përbëjnë “shëmbull për imitim” për partnerin tuaj, ndaj do duhet të jeni të kujdesshëm me to!

Puna dhe Ekonomia: Ndoshta këtë javë filloni të mendoni më shumë mundësinë të filloni një seminar apo një certifikim i cili do mundej t’ju ofrojë specializim në objektin e punës tuaj. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 skenari mësipërm mund të marrë “gjithcka” dhe duket se do dilni vecanërisht të fituar nëse bëni lëvizje të këtij lloji. Një propozim i ri profesional i cili lidhet me një farë mënyre me një qytet tjetër apo akoma dhe me një shtet tjetër është një skenar i mundshëm për periudhën e ardhshme.

LUANI-Hëna e Re që do realizohet në fillim të kësaj jave, në shenjën e Demit (11/5) do ju vërë në procedurë të bëni një hap të ri që lidhet me fushën profesionale. Për të ndodhur kjo do duhet të keni numëruar me kujdes të dhënat që ekzistojnë këtë moment dhe të mos nxitoheni të bëni ndonjë lëvizje. Fundja duket se me një farë mënyre dicka do ndryshoni në punë dhe kjo do jetë në favorin tuaj. Nga fundi javës 14/5 Jupiteri do kalojë për një periudhë të shkurtër kohore në shenjën e Peshqëve ku dhe do qëndrojë deri në fund të Korrikut. Pozicioni i ri i Jupiterit do krijojë kushte favorizuese për të sistemuar cështje ekonomike. Gjithashtu nuk përjashtohet të keni dhe disa fitime nëpërmjet personash të tjerë apo nëpërmjet një lëvizjeje profesionale.

Dashuria: Interesi juaj do ndodhet në punë këtë javë por mirë do ishte të mos lini cështjet tuaja sentimentale- vecanërisht nëse ekzistojnë cështje të lëna pezull në to- të hecin vetë. Nëse jeni beqarë trekëndëshi Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori, tregon se komunikimi do luajë rol të rëndësishëm për të mos humbur kontakt me personin që ju intereson. Nëse ndodheni në një lidhje kontakti me shokët tuaj mund të përmirësojë shumë klimën midis jush dhe t’ju nxjerrë nga rutina e përditshmërisë për këtë javë.

Puna dhe Ekonomia: Puna është dicka që do fillojë t’ju shqetësojë shumë nga kjo javë pasi duhet se do ekzistojnë të dhëna të reja dhe ndryshime në këtë fushë. Hëna e re në shenjën e Demit mund t’ju drejtojë në një hap të ri profesional apo një rrugë të re profesionale. Gjashtkëndëshi Uranit që ndodhet tek Demi me Marsin që ndodhet tek Gaforrja tek 12/5 tregon se lëvizjet e synuara mund të kenë rezultate të jashtzakonshme në fushën profesionale.

VIRGJERESHA-Kjo javë duket se do fillojë vecanërisht në mënyrë krijuese për ju pasi Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 do sjellë ide të reja! Nuk përjashtohet t’ju drejtojë të vendosni disa qëllime ashtu si një master apo një udhëtim që doni të bëni prej kohësh. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 fusha e lidhjeve tuaja ndërpersonale do ju shqetësojë vecanërisht dhe periudhën e ardhshme deri në verë. Jupiteri nga pozicioni tij i ri do ju ndihmojë në zgjerimin e bashkpunimeve. Akoma është shumë e mundur të sjellë dhe mundësi në lidhjet personale që tashmë ekzistojnë apo në lidhje personale që mund të fillojnë!

Dashuria: Këtë javë ëndrra dhe qëllime të përbashkta duket se do ekzistojnë në biseda me partnerin tuaj dhe janë ato që do ju afrojnë akoma më pranë me të. Nuk përjashtohet të bjerë avash-avash në tavolinën e bisedimeve dhe një ide për një udhëtim i cili do ju ndihmojë të ndryshoni situatat. Nëse jeni beqarë me prezencën e Jupiterit në shenjën e Peshqëve nga 14/5 deri dhe në 28/7 fillon një periudhë vecanërisht favorizuese për tu krijuar një lidhje e re “e prerë dhe qepur në masat tuaja”.

Puna dhe Ekonomia: Një bashkëpunim duket se do ju shqetësojë mjaftueshëm këtë javë por të mbani mend se dialogu do përbëjë mjet për të mundur të menaxhoni disa ndryshime që mund të shfaqen. Trekëndëshi Mërkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 12/5, tregon rolin e rëndësishëm që do luajë komunikimi në menaxhimet tuaja profesionale por edhe në aspiratat tuaja në këtë fushë.

PESHORJA-Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 tregon se do ekzistojnë mundësi për një marrveshje apo një ndryshim për të mirën e tij në punë. Mos i lini të kapërcehen pasi dicka e tillë bën pjesë brenda skenareve të ditëve. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 do fillojë një periudhë gjatë së cilës ia vlen të merrni me përditshmërinë tuaj, pasi do ekzistojnë shumë mundësi për ti përmirësuar. Ndërprerja e një zakoni të “dëmshëm” apo angazhimi juaj në bazë të përditshme me një aktivitet i cili ju clirojë, do luajnë rol të rëndësishëm për qëndrimin tuaj periudhën e ardhshme.

Dashuria: Kjo javë do ketë mundësi për tu afruar një perdon që ju intereson dhe të mësoni shumë gjëra për atë dhe ndihmë të rëndësishme në këtë do ju ofrojë trekëndësh me Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori. Një njohje e re duket se fiton baza për tu zhvilluar në dicka më shumë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të përfshini në përditshmërinë me partnerin tuaj një aktivitet i cili qartazi do ju ndihmojë të ndryshoni rrethanat për t’ju afruar më pranë me atë.

Puna dhe Ekonomia: Cështjet e punës duket se do ju shqetësojnë mjaftueshëm këtë javë pasi ndoshta shfaqen disa ndryshime në to, por të cilat përfundimisht do jenë në të mirën tuaj. Gjashtkëndëshi Uranit që ndodhet në shenjën e Demit me Marsin që ndodhet tek Gaforrja, tregon se mund të dilni të fituar nga c’do vështirësi e cila do shfaqet përpara jush këto ditë. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve përditshmëria e punës tuaj duket se do bëhet më e këndshme dhe shkak për këtë ndoshta përbëjnë disa persona të rinj në ambjentin e punës tuaj apo një pozicion i ri.

AKREPI-Java fillon me Hënën e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 e cila do ndihmojë të përmirësohen disa cështje të cilat ekzistojnë në një lidhje personale apo një bashkpunim. Kusht i vetëm për këtë është të merreni me to dhe të mos i lini të hecin vetë. Në 14/5 Jupiteri do kalojë në shenjën e Peshqëve, një pozicion që favorizon vecanërisht fushën sentimentale. Kështu që tani do fillojë një periudhë shumë e mirë për të krijuar një lidhje, të fitoni një trashgimtar apo të gjeni një hobi të ri i cili do zgjojë krijimtarinë tuaj.

Dashuria: Kjo javë shenjëstron fillimin e një periudhe të re që do ketë shumë mundësi për cështje që lidhen me fushën sentimentale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ka shumë mundësi të ekzistojnë hapa të reja në të të cilat do ju drejtojnë në zhvillimin e saj. E vetmja që nevojitet për këtë është të mos lini disa keqkuptime të trashen. Nëse jeni beqarë me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 do qëndroni të lirë vetëm nëse kjo është dicka që dëshironi, pasi admiruesit fillojnë të rriten dhe shtohen.

Puna dhe Ekonomia: Detyrimet profesionale dhe c’do gjë tjetër që lidhet me fushën profesionale duket se nuk do ndodhen në epiqëndrën e interesit tuaj këtë javë. Pavarsisht kësaj ndoshta ekzistojnë misa cështje të cilat qartazi nuk marrin shtyrje por për kundrazi kanë nevojë për vëmëndjen tuaj për të mos u shfaqur disa gabime. Gjashtkëndëshi Uranit që ndodhet tek shenja Demit me Marsin që ndodhet tek Gaforrja, tregon se pranë jush ndodhen persona të cilët janë të gatshëm t’ju ndihmojnë të menaxhoni disa nga detyrimet tuaja.

SHIGJETARI-Këtë javë Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 duket se do ju shqetësojnë vecanërisht cështje të cilat lidhen me përditshmërinë tuaj, pasi dhe disa nga cështjet e punës tuaj. Këndi gjashtkëndëshit të Neptunit me “dritat” e Hënës së re tregon se nevojitet imagjinatë për të mundur të kundërpërgjigjur dhe të gjeni zgjidhje në disa cështje që ju shqetësojnë. Hyrja e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 favorizon cështje të cilat lidhen me detyrimet familjare, cështjet familjare, një zhvendosje pasi dhe disa ndryshime që mund të doni të bëni në hapësirën ku jetoni.

Dashuria: Këtë javë do ekzistojnë mundësi për tu afruar pranë dhe të mësoni më shumë për një person që ju intereson dhe madje duket se të njohurit e përbashkët do luajnë rolin e tyre në të. Trekëndëshi Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori, favorizon komunikimin dhe do sjellë biseda nga të cilat do nxirrni shumë përfundime të dobishme. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos e shihni kohën që kaloni me partnerin tuaj si “detyrim” pasi dicka e tillë është e mundshme këtë javë, për shkak të kërkesave që do ketë përditshmëria juaj.

Puna dhe Ekonomia: Klima që do ekzistojë midis jush dhe kolegëve tuaj do luajë rolin e tij në humorin tuaj por dhe në zhvillimin e disa detyrimeve profesionale. Gjashtkëndëshi Uranit që ndodhet në shenjën e Demit me Marsit ku ndodhet tek Gaforrja në 12/5 tregon se do ekzistojë “bashkimi bën fuqinë” dhe kjo do ju ndihmojë shumë në menaxhimin e cështjeve që lidhen me punën.

BRICJAPI-Kjo javë duket se është e kushtuar punës dhe detyrimeve tuaja profesionale, por Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 ka plane të reja për ju! Kështu që ka mundësi të afroheni apo të njihni një person i cili do tërheqë interesin tuaj, në aktivitete që përforcojnë aktivitetin tuaj dhe c’do gjë tjetër që ju bën të kaloni mirë, pasi ky do jetë pushimi këndshëm për ju. Në 14/5 Jupiteri do kalojë në shenjën e Peshqëve dhe nga pozicioni tij i ri do përforcojë qëndrimin tuaj social dhe popullaritetin tuaj, dicka që do ju sjellë pranë jush shumë persona të rinj.

Dashuria: Një takim që do keni këtë javë mund të përbëjë shkak për tu afruar pranë me një person që ka mundësi të ndodhet në ambjentin tuaj të punës dhe deri tani të kishit vënë re se ekziston interes. Hëna e re “vesh” me qëndrim romantik këtë javë dhe duket se “do ju gjejë” akoma dhe brenda në punë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje kontakti me partnerin tuaj dhe një shëtitje me të do ju ndihmkojë të cliroheni nga të gjitha mendimet dhe ankthet e javës.

Puna dhe Ekonomia: Punët dhe detyrimet duket se mbajnë mirë por ju keni lindur për të vështirat dhe nuk pbëhet fjalë të “shpëtoni” nga to. Trekëndëshi Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin tek Ujori në 12/5 do ju ndihmojë të kompromentoni në favorin tuaj dhe të fitoni dicka në punë. Një cështje ekonomike duket se do gjëndet në epiqëndrën e interesit tuaj, madje nuk përjashtohet të ekzistojnë dhe disa të ardhura urgjente.

UJORI-Këtë javë ka mundësi të filloni të mendoni më shumë cështje të cilat lidhen me disa ndryshime ose në punë ose në shtëpi. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 do ju ndihmojë në një hap të ri mjafton të keni menaxhuar cështjet e lëna pezull në të kaluarën. Në 14/5 Jupiteri do kalojë për një periudhë të shkurtër kohore në shenjën e Peshqëve (deri dhe në fund të Korrikut) , para se të kthehet në vijë të kundërt në shenjën tuaj. Këtë periudhë do ekzistojnë mundësi për fushën ekonomike nëpërmjet marrveshjeve të reja. Akoma do ekzistojnë dhe mundësi për të menaxhuar cështje të cilat ka mundësi të lidhen me borxhe të vjetra.

Dashuria: Merkuri ndodhet në shenjën e Binjakëve dhe ky pozicion favorizon jashtzakonisht komunikimindhe menaxhimin e cështjeve që lidhen me fushën ekonomike. Këtë javë dhe specifikisht në 12/5 do krijohet një trekëndësh me Saturnin që ndodhet në shenjën tuaj, dicka që do ndihmojë vecanërisht të realizoni disa nga qëllimet tuaja. Nëse jeni beqarë është shumë e mundur të ekzistojnë biseda të cilat do ndihmojnë të sqarohet terreni në një flirt të freskët. Nëse ndodheni në një lidhje kapni mundësitë që do ju shfaqen për të menaxhuar cështje të kaluarës, pasi janë ato që ju mbajnë pas.

Puna dhe Ekonomia: Këto ditë ka mundësi të keni disa ide të cilat nëse materializohen do ju sjellin fitime apo do përmirësojnë një cështje profesionale. Trekëndëshi Merkurit me Saturnin do ju ndihmojë të gjeni mënyrë të kaloni nga mendimet në veprime. C’do lëvizje e juaj do ketë dhe një rezultat specific dhe kjo është dicka e cila nuk do duhet ta harroni, vecanërisht për cështje që lidhen me punën.

PESHQIT-Një javë komunikuse fillon pasi Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 I jep asaj ritmin. Hëna e re do ju krijojë nevojën të fuqizoni disa lidhje me persona të ambjentit tuaj dhe të rifitoni kohën e humbur që mund të ekzistonte. Sigurisht ngjarja astrologjike e javës për ju është zhvendosja e Jupiterit në shenjën tuaj nga 14/5 deri dhe në 28/7 deri kur të kthehet në vijë të kundërt në shenjën e
Ujorit. Nga pozicioni tij i ri do ju favorizojë më shumë ju që keni lindur gjatë ditëve të para të shenjës tuaj dhe duket se do sjellë shumë mundësi në fushën e lidhjeve tuaja ndërpersonale!

Dashuria: Komunikimi me partnerin tuaj do luajë rol të vecantë në klimën që ekziston midis jush këtë javë dhe duket se dëshira mirë do jetë metodike. Prezenca e Jupiterit në shenjën tuaj nga 14/5 premton lëkundje erotike dhe histori të reja sentimentale për ju që jeni beqarë. Nëpërmjet njohjeve do ekzistojë dhe një e cila do dallojë dhe do përbëjë lidhjen tuaj të ardhshme. Përpiquni të mos hapni shumë “dosje” njëkohësisht pasi dicka e tillë mund të jetë një skenar i mundshëm, por është dhe mjaft i rrezikshëm!

Puna dhe Ekonomia: Trekëndëshi Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori tregon se këtë javë do nevojitet të përqendroheni në qasjen komunikuese të cështjeve tuaja profesionale, pasi ajo do ndihmojë shumë në menaxhimin e tyre. Bisedat që do keni me persona që ndodhen në punë do luajnë rol të rëndësishëm dhe në qëndrimin tuaj por dhe në zhvillimin e detyrimeve profesionale dhe të punës. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën tuaj në 14/5 fillon një periudhë e cila do fshehë mundësi për fushën profesionale dhe propozime për bashkpunime të reja.